LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Musliu: Adresimi i letrës është gabim, Asambleja Parlamentare ka dhënë qëndrimin  

Deputetja Musliu: Adresimi i letrës është gabim, Asambleja Parlamentare ka dhënë qëndrimin  

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar sot pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Musliu-Shoshi në një postim në Facebook shkruan se adresimi i letrës është gabim, pasi sipas saj, Asambleja Parlamentare e ka dhënë qëndrimin.

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!

E para, dhe më e rëndësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qëndrimin!

E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo dëmton perceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rëndësishëm i konsolidimit të shtetit.

E treta, mos merrni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????

Aleatët tanë janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë”, shkruan ajo. /Telegrafi/