LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Kodra-Deliu: Kurti po provokon marrëdhëniet ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë

Deputetja Kodra-Deliu: Kurti po provokon marrëdhëniet ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se po provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë.

Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Albin Kurti nuk di të lundrojë mbi ujërat e patrazuar ndërshqiptar!


“Ai manipuloi dhe cyti partitë shqiptare në Kosovë të ndërsyjnë dhe sulmojnë dhunshëm kolegët në Kuvend për t’u ngritur vetë mbi këtë valë dhune, ndërsa tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i deputetes Deliu-Kodra:

“’Some people do not have good ideas, but they have principles’! (Disa njerëz nuk kanë ide të mira, por kanë parime!).

Një thënie që ironizon njerëzit, të cilët paaftësinë e tyre mundohen ta fshehin pas qëndrimeve “parimore”. Nën pëlhurën e këtij kamuflimi, Vetëvendosje arriti të mashtrojë gjysmën e elektoratit. Por, me veprimet e javëve të para qeverisëse, sikur emërimet fisnore, vaksinimet familjare dhe i koncentrimit politik në rivalizimin me Shqipërinë, në vend të përpjekjeve për imunizimin e popullatës dhe hartimit të një plani për rimëkëmbje, kamuflazhit po i del boja!

Albin Kurti nuk di të lundrojë mbi ujërat e patrazuar ndërshqiptar! Ai manipuloi dhe cyti partitë shqiptare në Kosovë të ndërsyjnë dhe sulmojnë dhunshëm kolegët në Kuvend për t’u ngritur vetë mbi këtë valë dhune, ndërsa tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë. Si duket, metoda antike e të sunduarit duke përçarë, ende nuk është e lexuar në kulturën tonë politike!

Përderisa Kurti mëton të sundojë duke përçarë, ekonomia e Kosovës mbetet më e dënuara në rajon si pasojë e keqmenaxhimit pandemisë. Ndërsa, një projekt i rimëkëmbjes, nuk shihet as në horizont!”, ka shkruar Kodra-Deliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori