LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e Vetëvendosjes: Gratë me mbulesë në Kosovë po diskriminohen, po u ndalohet të bëhen pjesë e FSK-së

Deputetja e Vetëvendosjes: Gratë me mbulesë në Kosovë po diskriminohen, po u ndalohet të bëhen pjesë e FSK-së

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala është diskutuar për të drejtat e grave në Kosovë dhe më gjerë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Labinota Demi-Murtezi thotë se shoqëria në Kosovë është paragjykuese ndaj mënyrave të veshjes së grave dhe vajzave.


“Gjithçka është në rregull derisa veshja është zgjedhje e vet grave…Do të isha mbështetësja më e fuqishme e atyre grave dhe vajzave që u imponohet veshja e tyre qoftë mbulesë apo zhveshje e tepërt, ose diçka tjetër nëse ajo bie ndesh me dëshirën e tyre”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Demi-Murtezi thotë se në Kosovë vajzat me mbulesë po diskriminohen duke mos u lejuar të bëhen pjesëtare të FSK-së, derisa në Skoci ato inkurajohen për tu bërë police në mënyrë që të përfaqësohen të gjitha komunitetet.

Ajo thotë se gratë me mbulesë janë të pranishme kryesisht në institucione ku kanë arritur me votë ndërsa në mjaft institucione sipas saj ka hezitime dhe diskriminime ndaj tyre.

“Është një rast kur një mësuese vetëm pse ka pasur mbulesë është mbajtur larg shkollës për nëntë vite, por më pas gjykata ka vendosur në favor të saj duke u kthyer në vendin e punës dhe madje duke marrë edhe pagat për ato vite që është mbajtur larg shkollës”.

Megjithatë deputetja e mazhorancës thotë se jo vetëm gratë me mbulesë por të gjitha gratë në Kosovë janë në gjendje të vështirë.

“Vetëm një në tetë gra në Kosovë punon, pavarësisht se ato diplomojnë më shumë në universitete”, tha ndër të tjera Labinota Demi Murtezi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori