LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Serbia nuk do të guxojë të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Deputetja e LVV-së: Serbia nuk do të guxojë të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se është bërë mirë që nuk është shqyrtuar mundësia për të shtyrë sërish zgjedhjet në veri.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet që më 23 prill të mbahen zgjedhjet demokratike ku qytetarët do të votojnë për të zgjedhur ata që do të drejtojnë komunat e tyre”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Deputetja e shumicës thotë se sigurisht se do të ketë shtim të masave të sigurisë.


“Paralajmërimet e Serbisë se do ta pengojnë dhe pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve janë vetëm propagandë e tyre, por nuk besoj se do të guxojnë ta bëjnë këtë veprim me datën 23 prill”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kryeziu-Hyseni thotë se Lista Serbë është urdhëruar nga Vuçiqi për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Megjithatë vullneti politik duket se ka munguar te Lista Serbe për t’iu bashkuar këtij procesi zgjedhor pikërisht për faktin se kështu kanë qenë të urdhëruar të veprojnë prej Vuçiqit dhe meqenëse ata nuk i janë bashkuar këtij procesi sigurisht që janë hapur mundësitë për partitë e tjera politike që tashmë kanë garuar dhe marrin pjesë në këtë proces. Mundësitë kanë qenë të barabarta”, ka deklaruar tutje deputetja e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori