LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Prokuroria të zbardhë shkeljet që kanë çuar në fryrjen e listës së veteranëve

Deputetja e LVV-së: Prokuroria të zbardhë shkeljet që kanë çuar në fryrjen e listës së veteranëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria që sa më shpejt t’ia kthejë arkivin Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në seancën plenare të së enjtes, ajo ka thënë se në mungesë të këtij arkivi veteranët nuk po mund të pajisen me dokumente.


Deputetja Selimi, në emër të bashkëluftëtarëve, ka kërkuar që të zbardhet edhe “fryrja së listës së veteranëve”.

“Në vitin 2018 prokuroria kishte ngritur aktakuzë mbi 900 faqe për 12 zyrtarë, siç ishte publikuar në atë botë. Jemi pra shtatë vjet nga fillimi i hetimeve, e pesë vjet nga ngritja e aktakuzës. Shumë akuza janë shkëmbyer mes vete, midis prokurorëve për këtë rast dhe i njëjti ende nuk ka marrë epilog”.

“Me qëllim të hetimit të listave të veteranëve, konfiskoi gjithë arkivin e zyrës së veteranëve, pranë Zyrës së Kryeministrit. Si pasojë nga ajo kohë e deri më sot, veteranët duke përfshirë edhe invalidët e luftës, nuk kanë mundësi të pajisjen me dokumentet, vërtetimet apo certifikatat për të cilat ata kanë nevoja të shumta”, ka thënë ajo.

Selimi-Mehmeti tutje është shprehur se një veteran në mungesë të një dokumenti të thjeshtë, nuk mund të gëzojë të drejtat e tij që i takojnë me ligj.

“Sa vite i duhen Prokurorisë për ta bërë një hetim të tillë? I bëjmë thirrje asaj që sa më shpejt, Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta t’i vihet në dispozicion arkiva e saj. Në ndërkohë i bëjmë thirrje që Prokuroria të kryejë punën e vet në zbardhjen e cilës do shkelje apo çështje që ka çuar në fryrjen e listës së veteranëve”.

“Mund të ketë veteran të cilët kanë aplikuar për tu pajisur me një vërtetim të thjeshtë, e që në pritje të këtij dokumenti, ai ose ajo mund të mos jetë gjallë sot. Hetimi ndaj shkelësve të ligjit është shumë i domosdoshëm, por kjo nuk do të duhej t’i penalizonte veteranët e vërtetë në ushtrimin e të drejtës së tyre për tu pajisur me dokumentet e nevojshme”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori