Deputetja e BDI-së: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë

Deputetja nga radhët e BDI-së Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat.
Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat.
“Qytetarët do të paguajnë katërfish për mbeturinat, këtë e dëshmojnë faturat nga kompania Saubermacher, e cila është kontraktuar nga Komuna e Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetit. Qytetarët që kanë paguar nga 300 denar, tani do të paguajnë 1300 denarë në muaj. Për një vit një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër, e gjithë kjo nga paaftësia për të menaxhuar me institucionet komunale, duke i bërë të njëjtat me partneritet publiko-privat vetëm për të përfituar persona të rrethit të ngushtë në udhëheqësinë e komunës”.
“Qytetarët e Tetovës detyrohen të paguajnë për shërbime fiktive që fare nuk u marrin, shembull janë faturat e mbeturinave që kemi siguruar nga vendbanimi Poroj dhe Xhepçisht, ku qytetarët paguajnë për kanalizim dhe ujë të pijshëm, ndërsa të njëjtit nuk kanë kanalizim”, tha Ajdari.
Ndërsa dje nga Komuna e Tetovës dolën me njoftim ku theksuan se nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të drejtohen në objektet e NPK “Tetova”. Nga komuna theksuan se pavarësisht se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes, nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet komunale për mbeturinat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë