LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV-së hedh kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit

Deputeti i VV-së hedh kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike. Aty u adresuan problemet e këtij programi dhe u tha se përkundër shumës milionëshe vetëm 45 përqind e tij po shfrytëzohet.

Ndërkohë, i ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit. Ai tha se shuma totale asnjëherë nuk po shfrytëzohet në tërësi dhe trajtimi i pacientëve nuk po bëhet i barabartë.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Ai para deputetëve të këtij komisioni tha se trajtimi bëhet sipas radhës. Por, thekson se rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.

Ndërsa, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se janë të gatshëm për ta bërë analizën gjithëpërfshirëse për gjitha patologjitë që nuk mund të trajtohen brenda ShSKUK-së./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori