LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ukrainas uron 17 shkurtin: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas uron 17 shkurtin: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, e ka 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është vend i mrekullueshëm dhe qytetarët e saj po ashtu.


“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar deputeti në rrjetin social Twitter.

Deputeti ukrainas i dërgon Zelenskyt kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Deputeti ukrainas i dërgon Zelenskyt kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Tutje, Concharenko ka thënë se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, “por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”.

Ndryshe, deputeti dy muaj më parë pati marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Ai pati bërë të ditur se i ka dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter./Telegrafi/