Ish-Avokati i Popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka mbetur borxh institucionit të cilin ai e drejtoi deri para një kohe.
Sami Kurteshi, që udhëhiqte me institucionin e Avokatit të Popullit, kishte poseduar edhe një telefon të mençur (Smart phone) dhe një Ipad. Mirëpo Kurteshi edhe pas përfundimit të mandatit, nuk i ka kthyer këto pajisje, të cilat i përkasin institucionit të Avokatit të Popullit.
Madje, Kurteshi ka vendosur ti neglizhoj kërkesat e ish kolegëve të tij, të cilët duke u bazuar në ligjet në fuqi, i kishin kërkuar atij që t’i kthej pajisjet.
Ai nuk iu kishte përgjigjur, duke mos i kthyer këto pajisje.
Këtë e kanë konfirmuar për Kallxo.com zyra për informim e Avokatit të Popullit.
“Pas përfundimit të mandatit z. Kurteshi, është njoftuar për obligimin e kthimit të pajisjeve, me të cilat ka qenë i ngarkuar (smart-phone-in dhe IPad), por të cilat nuk i janë kthyer ende. Institucioni në përputhje me procedurat e paraparë e ka përkujtuar z. Kurteshi lidhur me detyrimet që ka për të njëjtat”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së Avokatit të Popullit.
Deputeti Kurteshi pranoi që nuk i ka kthyer këto pajise. Madje ai tha se as nuk e ka ndërmend t’i kthej.
“Kanë kërkuar, unë i kam treguar drejtorit ekzekutiv edhe ato si kam ndërmend me i kthye sepse ato unë i kam përdorë për shumë kohë edhe kam shumë të dhëna. Ju kam thënë që i paguaj, le të shohim vitin e përdorimit, çfarë çmimi kanë edhe i paguaj, por për shkak të dhënave që janë aty dhe unë mendoj që s’bon me i lanë në dorë të secilit dhe duhet me shku me këqyrë tash”, tha Kurteshi për Kallxo.com
Megjithatë kanë kaluar afër 3 vite prej kur Kurteshi ka përfunduar mandatin e tij si avokat i popullit.
“Nuk është hapur kurrë ajo çështje”, tha Kurteshi kur u pyet se pse nuk i ka paguar deri më tani.
Edhe pse këto pajisje janë blerë për nevoja zyrtare, Kurteshi thotë se e ka përdorur edhe për nevoja personale, andaj për shkak të të dhënave, nuk do e kthej.
“Ju kam thënë që nuk i kthej për shkak të mbrojtjes së dhënave personale se ato edhe me i fshi, krejt ato të dhëna mund të nxjerrën, sepse unë i kam përdorë edhe për nevoja zyrtare edhe ato personale sepse janë dy gjëra që përdoren vazhdimisht”, tha tutje Kurteshi për KALLXO.com
Ai thotë se telefoni tash është jashtë përdorimit, ndërsa iPadin pohon se vazhdon ta përdorë ende.
Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Kurteshi u zgjodh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai kishte qenë edhe kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e fundit lokale, mirëpo në balotazh nuk arriti të marrë më shumë vota se kryetari aktual, Lutfi Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare