LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së kritikon ashpër Xhelal Sveçlën

Deputeti i PDK-së kritikon ashpër Xhelal Sveçlën
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, i ka krahasuar vendinet e fundit të u.d ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla me ato të Rrahman Morinës në kohën e okupimit Jugosllav.

Deputeti i PDK-së nga Prizreni, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka pyetur se a do t’i lejojë më Xhelal Sveçla deputetët të shkojnë në Kuvend për ta kryer obligimin e tyre për të marrë vendime karshi nevojave imediate të qyterarëve të vendit.


Postimi i plotë i Gashit:

“Seanca e sotme përfundoi pa rezultat, për shkak të të iluminuarës për së mbrapshti, Vjosa Osmanit.
Por detyrat tona ndaj qytetarëve nuk kanë përfunduar, sepse ato rrjedhin nga përgjegjësia që kemi si të zgjedhur të tyre.
Gjithsesi se duhet të vazhdojmë angazhimin për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të rëndë. Por nga praktika e djeshme, kureshtja që shtrohet tash për hapat e mëtejmë doemos se vjen përmes disa pyetjeve kardinalë:
A do na japë leje Xhelal Sfeçla për ta bërë punën tonë? A do na lejojë të mendojmë se si të dilet nga situata? A do lejojë të shprehim atë çfarë kemi për të shprehur “njeriu më i pushtetshëm i ditëve të sotme”
Apo, në një rast më të përçudshëm, nëse Rrahman Morina i versionit 2.0, do të përformojë edhe më keq se ç‘bëri dje me veprimet e tij absurde, antidemokratike, kundër kushtetuese e të paligjshme.
Koha nuk pret e obligimet tona po ashtu. Por Xhelal Sfeçla gjen kohë për të aktruar njeriun e vogël që u mbush me pushtet, i cili tash nuk njeh as derman, as kufi”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori