LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Të formohen dy komisione hetimore për rrymën: Kush është për burg, shkon në burg

Deputeti i PDK-së: Të formohen dy komisione hetimore për rrymën: Kush është për burg, shkon në burg

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, gjatë debatit për energjinë, ka propozuar që të miratohen të dy komisionet hetimore parlamentare.

Haliti kërkoi votimin e këtyre komisioneve, duke thënë “Kush është për burg, shkon në burg”.


“Ta votojmë këtë komisionin që e kanë kërkuar deputetët me 40 nënshkrime, ta qesim në votim edhe komisionin tjetër le të formohet prej drejtorit të parë të KEK-ut, qysh e ka pasë emrin… Ilaz Kurteshit”.

“Prej kohës së Ilaz Kurteshit hetohet kush çka ka marrë, çka ka hangër, çka ka ble, krejt.. votoni, s’ka naj problem. Kush është për burg, shkon në burg, kur është për me nejtë jashtë, rri jashtë”, tha ai.

Sipas Halitit, ai nuk ka qenë në dijeni që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore.

“Unë nuk e kam ditë që i dini të gjitha. Dhe mua po më vjen keq që nuk kanë shku këta që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore edhe më herët”, deklaroi Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori