LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së thotë se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por a ka numra të mjaftueshëm në Kuvend?

Deputeti i LDK-së thotë se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por a ka numra të mjaftueshëm në Kuvend?

Votën për rrëzimin e qeverisë Hoti së fundi e ka konfirmuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke sfiduar kështu Lëvizjen Vetëvendosje, që ta sjellin në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Por tashmë nuk janë vetëm LVV e PDK, por edhe dy deputetët e AKR-së që do të votojnë për rrëzimin e kësaj qeverise. Kështu të paktën kanë thënë zyrtarët e partisë së Behgjet Pacollit.


Rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk po e kërkojnë vetëm partitë në opozitë, por po e kërkon edhe deputeti i partisë në pozitë, Haxhi Avdyli (LDK), deputet që kishte votuar së bashku me Vjosa Osmanin kundër rrëzimit të qeverisë Kurti.

Deputeti Avdyli konsideron se Qeveria Hoti tashmë nuk i ka numrat në Kuvend, dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Avdyli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka pohuar se Qeveria po bojkotohet në vazhdimësi edhe nga Lista Serbe.

“Mendoj që qeveria veç është e rrëzuar nuk po i ka numrat e vet për të funksionuar, ajo është formuar me votat e 61 deputetëve, tani një deputet nuk është si pasojë e një dënimi. Faktikisht kjo qeveri është nën numrat e duhur për të funksionuar me ligje e me gjëra tjera. Mendoj që një qeveri e tillë që është nën numra, sepse jo vetëm ky deputet por edhe Lista Serbe në vazhdimësi është duke e bojkotuar këtë qeveri, kjo pra është e rënë. Sa do të vazhdojë kështu nuk e di, sepse akoma nuk janë bërë 61 numra për ta rrëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve të partive politike”, u shpreh ai.

Avdyli pohoi se do ta mbështesë rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Sidoqoftë unë nuk jam ithtar i qeverive të cilat janë të varura nga Lista Serbe. Kjo qeveri dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje për këtë arsye dhe për shumë të tjera. Do ta mbështes rrëzimin e Qeverisë”, theksoi ai.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje tash e një kohë ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, e mbështetje mocionit të LVV-së siç duket do t’i japin edhe deputetët e PDK-së.

U.d i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një debat televiziv së fundi ka thënë se LVV duhet t’iu bëjë ftesë dhe së bashku ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“Ne i themi të na e bëjnë ftesën dhe ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Pro rrëzimit të Qeverisë Hoti janë shprehur edhe Aleanca Kosova e Re.

Sipas AKR-së, vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, thuhej në njoftimin e AKR-së, të bërë ditë më parë.

Për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës duhen 61 vota. LVV në Kuvend ka 31 deputetë, PDK ka 24 deputetë, AKR 2 deputetë, dhe me votën e deputetit Avdyli, në rast të bashkëpunimit të mundshëm mes këtyre partive politike, ata arrijnë 58 vota.

Theksojmë se edhe Qeveria Kurti ishte rrëzuar nga një mocion i mosbesimit i nisur nga opozita e që ishte përkrahur edhe nga deputetët në pozitë. Për rrëzimin e Qeverisë Kurti kishin votuar 82 deputetë. Rrëzimi kishte ndodhur më 25 mars./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori