LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Bundestagut, Juratoviq: Ka ardhur momenti që Vuçiq t’ia kthejë shpinën Rusisë

Deputeti i Bundestagut, Juratoviq: Ka ardhur momenti që Vuçiq t’ia kthejë shpinën Rusisë

Ka ardhur momenti që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duhet t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe Serbia nuk duhet të rrezikojë që t’i jap fund bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq, duke shtuar se Vuçiq ka ndërtuar mitin pro-rus kundrejt përkrahjes evropiane.


“Vuçiq nuk duhet do të rrezikojë që t’i japë fund bashkëpunimit me BE-në. Unë jam i bindur se ka ardhur momenti që ai do t’ia kthej shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit”, tha për mediet serbe Juratoviq, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.

Ai shton se 80 për qind e qytetarëve serbë besojnë në mitin pro-rus.

“Kur ndërton me vite një mit pro-rus, që sot ke 80 për qind të qytetarëve pro-rusë, atëherë je në kurthin tënd, sepse fajin e ka Vuçiqi dhe politika që ka ndjekur, ngase kanë krijuar një gjendje të tillë, ku rezulton se Rusia është partneri më i madh politik dhe ekonomik, jo Bashkimi Evropian”, shton ai.

Juratoviq shprehet se Vuçiq nuk mund të ulet, siç e ka quajtur ai, me dy karrige dhe se duhet të vendos se a dëshiron të anëtarësohet në BE.

“Vuçiq nuk mund të ulet më në dy karrige. Është koha për të vendosur nëse ai dëshiron të anëtarësohet në BE? Mirëpo, faktet tregojnë se prezenca e Bashkimit Evropian është shumë e madhe
në Serbi, vetëm për shkak të taktikave politike e që nuk publikohen në medie. BE-ja deri më tani ka dhënë 4 miliardë euro ndihmë zhvillimore. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së. A dëshiron Vuçiq të rrezikojë të gjitha këto për shkak të Rusisë?”, shprehet Juratoviq. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori