LAJMI I FUNDIT:

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë pas takimit me Kurtin: U përpoqëm të bisedojmë edhe me Vuçiqin, por s’na pranoi

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë pas takimit me Kurtin: U përpoqëm të bisedojmë edhe me Vuçiqin, por s’na pranoi

Deputeti boshnjak i Kuvendit të Serbisë, Enis Imamoviq, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar të shtunën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë biseduar për përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin serb, të cilët kërkuan nga Kurti reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.


Përmes një postimi në Facebook, Imamoviq ka bërë të ditur se kanë tentuar që të bisedojnë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar rreth këtij plani, por se si nuk i ka pranuar në takim.

Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave
Lexo po ashtu Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave

“Pas një tentative të pasuksesshme për të biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Parlamentin e Serbisë dhe për të mësuar nga ai përmbajtjen e draft-marrëveshjes franceze-gjermane (evropiane), sot me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti biseduam për parimet themelore të marrëveshjes dhe dhamë opinionin tonë për të”.

“Në takim me z. Kurtin shprehëm interesim dhe gatishmëri që përmes këtij dokumenti të krijojmë garanci për zgjidhjen e problemeve të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar deputeti boshnjak.

Tutje, ai ka thënë se për ta është e rëndësishme që parimet e marrëveshjes franko-gjermane të zbatohen edhe në zgjidhjen e problemeve të komunitetit boshnjak dhe shqiptar në Serbi.

“Si përfaqësues të boshnjakëve, të gjithë qytetarëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për ne është e rëndësishme që të zbatohen parimet e marrëveshjes franko-gjermane dhe në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve tona në Serbi. Kjo do të thotë se të gjitha të drejtat që serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, apo në Kosovë do t’u garantohen boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi”.

“Qëllimi ynë është të flasim me të gjitha palët e interesit dhe vendimmarrësit në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve dhe mundësive në rajon e në këtë drejtim të nisim takime me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Ne do ta përsërisim edhe njëherë gatishmërinë dhe kërkesën për të diskutuar këtë temë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me shpresën se ai do të jetë i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet dhe kërkesat tona lidhur me këtë çështje”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të respektojmë parimin e marrëveshjes për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe krijimin e paqes së qëndrueshme, besimit dhe bashkëpunimit mes shteteve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor në baza të shëndetshme”, ka përfunduar Imamoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori