LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj: Po largohet rinia, të bëhet paga minimale 350 euro

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj: Po largohet rinia, të bëhet paga minimale 350 euro

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar ngritjen e pagës minimale në Kosovë.

Ai ka thënë se për shkak të pagave të vogla dhe kushteve të vështira të punës që kanë grupe të ndryshme të punëtorëve në Kosovë, vendi ynë rrezikon të mbetet pa rini.


Sipas deputetit të koalicionit qeveritar, paga minimale në Kosovë mundet me qenë 350 euro, përcjell Telegrafi.

Ish-kandidati për kryetar të Istogut ka shtuar më tej se kjo çështje është më e rëndësishme se gjithçka tjetër në Kosovë, e jo të largohet vëmendja me tema përrallore.

Postimi i plotë i deputetit të AAK-së, Gani Dreshaj

Paga e punëtorëve që punojnë në ndërtimtari, mesatarisht 270 euro

Paga e punëtorëve që punojnë në hotelieri, mesatarisht 250 euro

Pagat e punëtorëve që punojnë në pompat e shumta të benzinës, mesatarisht 240 euro.

Kjo shtresë përbën mbase shtresën punëtore të mbi 70% të rinisë në Kosovë.

Për më keq, shumë nga të rinjt në vende të punës nuk kanë kontrata pune, punojnë edhe 7 ditë në javë, nuk iu paguhet puna shtesë, dhe pothuajse të gjithë nuk kanë sigurim shëndetësorë.

Me këto kushte të mjera çdo ditë e më shumë po humbin rininë, po humbin vlerat dhe të ardhmen tonë.

Paga minimale në Kosovë mundet dhe duhet të jetë 350 euro.

Fatkeqësisht, sindikatat duken në gjumë të thellë përballë këtyre problemeve.

Të bëhemi bashkë të luftojmë këto fenomene, këto padrejtësi dhe nëpërkëmbje me të cilat fëmijët dhe të afërmit tonë ballafaqohen çdo ditë.

Kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër në Kosovë, e jo të largohet vëmendja me tema përrallore./Telegrafi/