LAJMI I FUNDIT:

Deputetët në Maqedoni parkojnë makinat sipas dëshirës (Video)

Deputetët në Maqedoni parkojnë makinat sipas dëshirës (Video)

Miratojnë ligje por të njëjtit nuk i respektojnë. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë parkojnë veturat në kundërshtim me ligjin. Kuvendi ka pak vende parkimi, mirëpo gjelbërimi para godinës nuk i pengon deputetët të gjejnë rehati për veturat e tyre. Ata e pranojnë realitetin.

“Nuk është në rregull. Mendoj se nuk është në rregull”, tha për Alsat-M, Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së.


Deputetët e OBRM-PDUKM-së ishin më të ashpër ndaj pyetjes se pse i parkojnë veturat jashtëligjshëm. Dimovski sa nuk theu veturën e tij.

Ish krye-parlamentari Trajko Veljanovski dhe deputetët e tjerë opozitarë nuk komentuan shkeljet ligjore që i bënin.

Qytetarët këtë veprim të deputetëve e quajnë dyfytyrësi.

Përveç deputetëve, në oborrin e Kuvendit në kundërshtim me ligjin parkojnë edhe administratorët dhe punëtorët e institucioneve të tjera përreth.