Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetar i Komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala para deputetëve të Kosovës tha se ndihet i privilegjuar që ka rastin t'i paraqesë projektligjet e rëndësisë së veçantë për shtetin.


Për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes ishin 11 amendamente. /Telegrafi/