LAJMI I FUNDIT:

Ditë historike, Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë (Video)

Ditë historike, Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë (Video)

Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njohës të sigurisë në vend ka thënë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera.


Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat  janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjini do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e sotme në kohë reale. /Telegrafi/Besnike Salihu/

28/02/2022 15:04

Edhe Zvicra neutrale i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Zvicra neutrale do t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër rusëve të përfshirë në pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe do të ngrijë asetet e tyre, tha qeveria të hënën në një ndryshim të madh nga traditat e vendit alpin.

“Në funksion të ndërhyrjes së vazhdueshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Këshilli Federal mori vendimin më 28 shkurt për të miratuar paketat e sanksioneve të vendosura nga BE-ja më 23 dhe 25 shkurt”, ka thënë qeveria në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Zvicra gjithashtu miratoi sanksione financiare kundër presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

14/12/2018 11:25

Kosova bëhet me USHTRI!

Kosova nga sot e ka Ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për miratuan Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota pro votuan Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto tri ligje mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Me këto ligje parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

14/12/2018 11:24

Miratohet edhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota 106 pro votuan Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala tha se ky projektligj ka gjithsej 45 amendamente.

Ai tha se amendamentet janë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

14/12/2018 11:00

Miratohet Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për miratuan Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala ftoi deputetët ta votojnë Projektligjin.

Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara.  /Telegrafi/

14/12/2018 10:32

Deputetët miratojnë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

14/12/2018 10:27

Shala fton deputetët ta votojnë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes

Kryetar i Komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala para deputetëve të Kosovës tha se ndihet i privilegjuar që ka rastin t’i paraqesë projektligjet e rëndësisë së veçantë për shtetin.

Ai tha se për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes janë 11 amendamente dhe i ftoi deputetët t’i votojnë.

14/12/2018 10:20

Fillon seanca për Ushtrinë

Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i tri projektligjeve që mundëson transformimin e FSK në Forca të Armatosura.

Deputetët pritet t’i votojnë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

14/12/2018 10:15

Prishtina stoliset me flamuj të shteteve që përkrahin Kosovën

Sot në Prishtinë përveç që janë vendosur flamuj e shtetit, janë vendosur edhe flamuj të shteteve që po e përkrahin Kosovën në krijimin e ushtrisë.

Derisa ditë më parë janë vendosur në thuajse çdo shesh të Prishtinës flamuj të Amerikës, sot në orët e mëngjesit në kryeqytet janë vendosur edhe flamuj të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë.

Ndryshe, sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku deputetët do të votojnë projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri, raporton Telegrafi.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat  janë donacion nga Ushtria Amerikane.

14/12/2018 10:00

Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se me synimin që jenë pjesë e paktit të NATO-së, Ushtria e Kosovës do të jetë aty përherë ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, sot në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të votojnë projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

14/12/2018 09:58

Pak para votimit të Ushtrisë në Kuvend, ambasadori amerikan ka një mesazh

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një mesazhi në Twitter ka thënë se derisa pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura.

“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori