LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kritikojnë kryeministrin Haradinaj për mos prezencën në Kuvend (Video)

Deputetët kritikojnë kryeministrin Haradinaj për mos prezencën në Kuvend (Video)

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me debatin lidhur mungesën e kabinetit qeveritar në Kuvend dhe grumbullimin e pikave të rendit të ditës.

Nga seancat paraprake janë mbledhur më shumë se 75 pika për tu diskutuar dhe për këtë pati reagime në seancën e sotme nga deputetët e Kuvendit.


Disa nga deputetët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mos prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në seancat e Kuvendit.

Shefi i Grupit parlamentar, Avdullah Hoti tha se duhet të dihet se dështimi i seancave nuk po ndodh për shkak të mosprezencës së opozitës, por për shkak të papërgjegjshmërisë së Qeverisë Haradinaj.


Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se kryeministri Haradinaj e ka keqkuptuar rolin e tij.

Ai tha se Haradinaj nuk ka nevojë t’i kryejë edhe detyrat e ministrave.  “ Këtu s’mban përgjegjësi askush”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa shefi i Grupit parlamentar të Nisma për Kosovës, Bilall Sherifi, propozoi që të ketë çdo ditë të javës seancë deri sa të përfundojnë të gjitha pikat e grumbulluara.

“ Besoj që për këtë vit do të mjaftojnë këto pikat e rendit të ditës”, potencoi Sherifi.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tregoi pakënaqësinë për vonesat  interpelancave të kryeministrit të vendit Haradinaj, ku i quajti të ‘interpelanca të stërvonuara’.

Krasniqi tha se ky grumbullimin i pikave të rendit të ditës është përgjegjësi  e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës.

“ Interpelancat e kryeministrit janë stërvonuar. Gjatë krejt vitit kemi pas edhe mungesën e deputetëve që kanë pamundësu pikat që janë dashur të shqyrtohen”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se disa pika të seancave të Kuvendit mund të shqyrtohen nga deputetët edhe pa prezencën e kryeministrit Haradinaj.

“Duhet t’i kryejmë pikat e caktuara për sot. Nesër do të jetë kryeministri në interpelancë. Se di pse ju ka marr malli për kryeministrin kur këto pika mund t’i kryejmë edhe pa kryeministrin”, u shpreh Isufi.

Ndryshe, seanca e Kuvendit po vazhdon me pikat e rendit të ditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori