LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kërkojnë që të zbriten pagat e drejtuesve të Trustit

Deputetët kërkojnë që të zbriten pagat e drejtuesve të Trustit

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar që të ulen pagat për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës.


Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.

Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku ka thënë se pagat në Trust janë disprporciononale me pagat tjera.

Mirëpo, ai tha se ende mbeten pagat e larta edhe në BQK, por meqë është mbikëqyrës i Trustit BQK-ja, le të jenë këto paga njësoj edhe në Trust.

Naser Osmani, anëtar i Komisionit tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 për qind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për mbledhjet e tyre. Ndërsa paga e drejtorit menaxhues të Trustit Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori