LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së largohen nga Kuvendi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së largohen nga Kuvendi

Pasi kishin zaptuar zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë dhe kishin penguar punën e Talat Xhaferit si kryetar të ri të Kuvendit të Maqedonisë, deputetët e OBRM-PDUKM-së janë larguar nga objekti i dhomës ligjvënëse dhe kanë thënë se nuk e njohin Xhaferin si kryetar legjitim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Antonio Milloshoski ka thënë gjatë daljes ”zgjedhja jo-legjitime e Xhaferit për kryetarë ka dhënë mundësi të reja për thellimin e krizës”.


Përveç Milloshoskit janë parë edhe deputetë tjerë si Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski, Trajko Veljanoski dhe kryeministri i qeverisë teknike, Emil Dimitriev. /Telegrafi/