LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë nënshkruar deklaratë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë nënshkruar deklaratë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Në takimin e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së mbrëmë, deputetët e kësaj partie nënshkruan një deklaratë se ata nuk do të votonin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese për kontestin e emrit, njofton “Alsat-M” nga burime jozyrtare. Sipas informatave, deklaratat e nënshkruara iu është dorëzuan selisë së partisë.

Në takimin e parë zyrtar pas referendumit, OBRM-PDUKM mbrëmë deklaroi se nuk do të mbështesë marrëveshjen me Greqinë në Kuvend, me çka zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të pashmangshme.


Thuhet se grupi i tyre parlamentar është i bashkuar dhe kundërshton ndryshimin e emrit kushtetues. Në rast të votimit të fshehtë në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, tha se ata do të largohet nga seanca parlamentare./Telegrafi/