Deputetët e LDK-së lëshojnë seancën

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë plenare, por deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e Kuvendit pasi iu ndalua fjalimi deputetit, Arben Gashi.
Pas LDK-së, seancën e lëshuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas tensionimit të situatës Kuvendi shkoi në pauzë.
Ky është rendi i ditës i seancës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

















































