LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e BDI-së nënshkruajnë por nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve (Video)

Deputetët e BDI-së nënshkruajnë por nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve (Video)

Skandal me deputetët e BDI-së. Përveç heshtjes gjatë Rishikimit të buxhetit të vitit 2016, me të cilin Qeveria, vendbanimeve shqiptare u shkurton miliona denarë për projektet elementare për jetesë, ata keqpërdorin listën e të pranishmëve për të arsyetuar shumat e mëdha të parave që i marrin për rrugë.

Në seancën e fundit të Komisionit për financa dhe Buxhet, kamera e Tv Shenja, regjistroi skandalin kur deputeti Musa Ibrahimi, ende pa filluar seanca, u nënshkrua dhe doli nga salla.


Por nuk përfundoi gjithçka këtu. Ai u kthye vetëm pas disa minutave dhe u nënshkrua edhe për kolegët e tij, Ramiz Merko dhe Jamin Sinani të cilët nuk u shfaqën fare në seancë.

Të gjithë deputetët që jetojnë jashtë Shkupit, Kuvendi ua paguan harxhimet e rrugës ndërsa atë duhet ta arsyetojnë me nënshkrimin për pjesëmarrje në seanca të Komisioneve parlamentare ose në seancat plenare dhe me dorëzimin e faturave fiskale të pikave pagesore.

Nëse deputetët udhëtojnë me automjet me lëndë djegëse benzin, atëherë marrin nga 18.3 denarë për një kilometër, ose nëse udhëtojnë me automjet me lëndë djegëse dizel atëherë marrin nga 14,7 denarë.

Kështu që nëse deputeti Musa Ibrahimi, udhëtoi prej në Zhitoshë të Komunës së Dollnenit për të marrë pjesë në seancën e djeshme, sipas Google Maps, ai ka udhëtuar rreth 316 kilometra për ardhje në punë dhe kthim në shtëpi. Por nëse këto i shumëzojmë me 14,7 denarë për kilometër, atëherë i bie që ai të ketë marrë rreth 4645 denarë. Deputeti Jamin Sinani, për të cilin faqja e Kuvendit flet se jeton në fshatin Reçan rrethi i Gostivarit, ai udhëton gjithsej 149.4 kilometra në të dy drejtimet dhe i bije që të marrë rreth 2169 denarë në ditë. Ndërsa deputeti Ramiz Merko i cili udhëton nga Struga, gjithsej bën 344 kilometra dhe nëse aat i shumëzojmë me 14,7 denarë atëheri për një ditë në punë merr 5056 denarë.

Gazetarët e ndoqën këtë seancë deri rreth orës 13 e 30, por deri në ato momenti, asnjë nga deputetët e lartpërmendur të BDI-së nuk u kthye në sallë.

Nga deputetët që u nënshkruan vetë dhe u shfaqën në sallë ishte deputeti Rexhail Ismaili dhe deputetja Mirsada Emini-Asani. Përderisa deputeti Rexhail Ismaili qëndronte në telefon dhe lexonte gazetat, deputetja Mirsada Emini-Asani, vetëm i shërbeu me ujë koleget e saj dhe me vrap u largua.

Musa Ibrahimi – Zhitoshë
158 km + 158 km = 316 km
316 x 14,7 = 4645 denarë
———————————–
Jamin Sinani Reçan – Gostivar
74,7 km + 74,7 km = 149,4 km
149,4 x 14,7 = 2169 denarë.
———————————–
Ramiz Merko – Strugë
172 km + 172 km = 344 km
344 x 14,7 = 5056 denarë

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori