LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nga Austria vizitojnë ICK-në

Deputetët nga Austria vizitojnë ICK-në

Deputetët e Parlamentit të Austrisë dhe Grupit Parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, kanë qëndruar sot në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), ku u njoftuan për programet e ICK-së për mbështetjen e bizneseve startup, sektorin e TIK-ut, rezultatet si dhe bashkëpunimin e qendrës dhe kompanive me partnerët në Evropën Perendimore e më gjerë.

Sipas një njoftimi, grupi i deputetëve të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, qëndruan në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe kulturës mes dy shteteve.


“Grupi i deputetëve (i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana) të cilët qëndruan në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit Austri-Kosovë, në fushat e ekonomisë dhe kulturës, u përbë nga Martin Engelberg, Deputet; Carmen Jeitler Cincelli, Deputete, Kryetare e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri – Kosovë dhe Kevin Kaiser, Anetar Bordi i Grupit te Miqësisë Austri-Kosovë. Në fund të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, deputetët e Parlementit të Austrisë dhe Grupit Parlementar të Miqësisë Austri – Kosovë, qëndruan në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Gjatë vizitës në Innovation Centre Kosovo (ICK), deputetët u pritën nga drejtori ekzekutiv i qendrës, Uranik Begu. z. Begu e njoftoi delegacionin me programet e ICK-së për mbështetjen e bizneseve startup, sektorit të TIK, rezultatet si dhe bashkëpunimin e qendrës dhe kompanive me partnerët në Evropën Perendimore e më gjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori