Dy raste të falsifikimit të parasë në Podujevë, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Në rastin e parë, ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar e që pas verifikimit është konstatuar se është deponuar nga një e dyshuar femër.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në rastin tjetër ankuesja femër gjithashtu punëtore në një banke, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 5 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar e që pas verifikimit është konstatuar se është deponuar nga një i dyshuar mashkull.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/