LAJMI I FUNDIT:

Deponitë vazhdojnë të sfidojnë Komunën e Tearcës

Deponitë vazhdojnë të sfidojnë Komunën e Tearcës

Qytetarët fajësojnë institucionet shtetërore se është krijuar një deponi në territorin e komunës së Tearcës në vitin 2015-të, pas vërshimeve në rajonin e Tetovës. Këta të fundit dhanë urdhër që prurjet e vërshimeve të hidhen mes këtyre dy fshatrave dhe prej atëherë nuk është bërë asgjë të largohen këta mbeturina.

Në rajonin e Pollogut, deponitë e egra vazhdojnë të sfidojnë pushtetet lokale. Këtë problem e ka edhe komuna e Tearcës, e cila sfidohet nga deponitë e egra në fshatin Gllogjë, përgjatë rrugës Përshefcë-Jegunoc dhe në disa vende tjera. Më problematike paraqitet deponia në dalje të fshatit Gllogjë për në Dobrosht, ku hidhet sasi e madhe e mbeturinave, qoftë mbeturina të amvisërive, por nuk mungojnë edhe mbeturinat inerte. Kjo deponi ilegale edhe pse ndër vite është pastruar megjithatë krijohet sërish. Banorët që jetojnë përreth kësaj zone, fajësojnë qytetarët që hedhin mbeturina por nga ana tjetër fajësojnë edhe autoritetet komunale se pse nuk kanë marrë masa për largimin e së njëjtës dhe të ketë më shumë kontrolleve të inspektorëve që mos hidhen mbeturina në atë vend.


Për këtë problem kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri kërkon bashkëpunim mes institucioneve. Ai thotë se nuk është problem vetëm kjo deponi e egër por ka shumë deponi tjera për të cilët nevojitet shumë punë që të largohen.

“Është një situatë shumë reale, që po ballafaqohemi dhe është një sfidë për të gjithë administratën komunale, për atë se si duhet të arrijmë te zgjedhja e mundshme e largimit ose mënjanimit të këtyre mbetjeve që në sasi më të madhe të volumit të grumbulluar në këtë, janë mbetje inerte, janë mbetje nga ndërtimet. Nuk është vetëm ky vendbanim por ka edhe në vendbanime tjera në të cilat mbeturinat janë grumbulluar ndër vite në vazhdim”, deklaroi kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Nga kjo komunë thonë se bëjnë përpjekje, por e kanë të pamundur ta dislokojnë këtë deponi, shkaku i volumit të madh të mbeturinave dhe mbetjeve inerte, por edhe kostoja është shumë e lartë për një komunë rurale. “Pasi ne ndodhemi në zonën e mbrojtur për shkak të burimeve të Raçes, ne detyrohemi që këto mbeturina në mënyrë ligjore t’i largojmë jashtë territorit të komunës, kjo e rrit koston për të gjithë aktivitet që ngërthen rreth grumbullimit ose transportimit të këtyre burimeve inerte”, theksoi kryetari i komunës, Nuhi Neziri.

Qytetarët fajësojnë institucionet shtetërore se është krijuar një deponi në territorin e komunës së Tearcës në vitin 2015-të, pas vërshimeve në rajonin e Tetovës. Këta të fundit dhanë urdhër që prurjet e vërshimeve të hidhen mes këtyre dy fshatrave dhe prej atëherë nuk është bërë asgjë që të largohen këta mbeturina. Deponitë e egra një kohë të gjatë krijohen në shumë vende në rajonin e Pollogut dhe pushtetet lokale shpesh herë janë ankuar se e kanë të vështirë të përballen me të njëjtat shkaku i mungesës së deponive adekuate sidomos për mbetjet inerte.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori