Kishte kohë që flitej për një largim nga Manchester United.

Bëhet fjalë për lojtarin Memphis Depay, i cili raportohet se është pranë transferimit te skuadra franceze e Lyon.


Sipas “Sky Sports”, Unitedi nga kjo marrëveshje do të përfitojë 22 milionë funte.

Largimi i holandezit vjen pasi ai nuk arriti të bindte trajnerin Jose Mourinho për një vend në ekipin e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app