Departamenti i Shtetit: Të udhëheqësh biznes në Maqedoni është e lehtë, problem është korrupsioni
Është publikuar raporti i ri vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, në të cilin thuhet se në përgjithësi është e lehtë të udhëheqësh biznes në Maqedoni dhe se kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standardet evropiane, por korrupsioni është problemi i vazhdueshëm.
Në raportin e DASH për vitin 2021, thuhet se zbatimi i ligjeve anti-korrupsion në Maqedoni ka qenë i dobët në disa momente dhe në mënyrë selektive synonte kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport thuhet se ka pasur akuza të besueshme për korrupsion në polici, gjyqësi dhe sektorë të tjerë.
“Komisioni aktual për luftë kundër korrupsionit, i emëruar në shkurt 2019, ka rifilluar punën e tij pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion në janar 2019, dhe ka qenë veçanërisht proaktiv që nga ajo kohë. Komisioni ka nisur një numër hetimesh të lidhura me korrupsionin, duke u përqendruar në zyrtarë të lartë në spektrin politik, për nepotizëm të pretenduar dhe konflikt interesi”, thuhet në raport.
Në raport gjithashtu përmendet se “Transparency International” e renditi Maqedoninë në vendin e 111-të nga 180 vende, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në vitin 2020, që është një rënie prej pesë vendeve, për shkak të mungesës së përpjekjeve të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesit në administratën publike.
“Si rezultat i zhgënjimit dhe presionit të publikut mbi indeksin e lartë, ato pjesërisht e kanë shtyrë zv.kryeministrin për Anti-Korrupsion të prezantojë një kod etik për anëtarët e Qeverisë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të emëruar nga qeveria, sipas të cilën ata duhet të angazhohen për punë transparente dhe të përgjegjshme”, thuhet në raport.
Ndryshe, raporte të shumta ndërkombëtare vërejnë se sundimi i ligjit mbetet sfidë kryesore në Maqedoni, duke treguar ndërhyrjen e tepruar të qeverisë, biznesit dhe/ose politikës në gjyqësor dhe financimin dhe administrimin e pamjaftueshëm të gjykatave administrative si pengesa kryesore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare