LAJMI I FUNDIT:

Departamenti i Intensives në Spitalit Amerikan i standardeve shëndetësore evropiane

Departamenti i Intensives në Spitalit Amerikan i standardeve shëndetësore evropiane

Departamenti i Intensives në Spitalin Amerikan është departamenti i veçantë i cili ofron shërbim 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, duke qenë në çdo moment dhe në kohë reale në shërbim të pacientëve.

Duke qenë një Departament specifik i cili në sallë ofron shërbime anesteziologjike për të gjitha kirurgjitë që zhvillohen në Spital, si dhe duke pasur në dispozicion një Stacion Intensiv ku trajtohen pacientë me probleme nga më të ndryshmet shëndetësore dhe që kërkojnë trajtim multidisciplinar, si moto të punës, ky departament i Spitalit Amerikan e ka bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal me të gjithë mjekët e lëmive tjera, me qëllimin e vetëm suksesin në trajtimin e pacientëve, minimizimin e komplikimeve, uljen e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në spital dhe natyrisht edhe uljen e kostove për pacientët që kërkojnë shërbim tek ne.


“Për të realizuar këtë shërbim shumë specifik dhe aq të vështirë, ne si departament përbëhemi nga pesë specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ku secili prej neve ka përvojë shumëvjeçare pune dhe eksperience si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë Kosove duke sjellë praktikat më të mira të Anestezisë dhe të Mjekimit Intensiv. Natyrisht suksesin tonë përveç eksperiencës dhe përkushtimit, e mundëson infrastruktura shumë moderne e Spitalit”, thotë Dr.Ismet Jusufi, anesteziolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Kur thuhet shumë modern nënkuptojnë standardet e larta të sallave për operacion dhe të Stacionit Intensiv.

  1. Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon me 4 salla operacioni të standardeve të fundit siç janë të pajisura edhe blloqet operatore në Evropë.
  2. Aparaturat anesteziologjike dhe monitoringu në Salla janë fjala e fundit e teknologjisë nga Drager ( një nga kompanitë lidere në Botë).
  3. Disponimi me Monitor Invaziv multiparametër ( Infinity XL) Drager
  4. Disponimi me Respirator mobil për Transport të sigurt të pacientëve.
  5. Disponimi me Aparate të analizave gazore që japin rezultate në kohë reale.
  6. Qasje shumë e lehtë dhe e sigurt nga blloku operator në Stacion Intensiv dhe anasjelltas.
  7. Disponimi i Aparatit të Fibroskopisë që mundëson realizimin e intubimeve të vështira.
  8. Echografia Transezofageale për diagnostikim intra dhe postoperator të pacientëve që i nënshtrohen intervenimeve në zemër.

“Të gjitha këto na mundësojnë neve si staf që të ofrojmë shërbim të kualitetit shumë të lartë, dhe i mundësojmë stafit kirurgjik të kryej intervenime nga më të vështirat në lëmit e tyre përkatëse. Natyrisht që krenaria e këtij Spitali, padyshim mbetet Stacioni Intensiv, i cili është një njësi më vete e dizajnuar me standard shumë të larta”, shtoi më tej Dr. Ismeti.

Ky stacion ka 14 shtretër që ndahen në 3 dhoma me nga 4 shtretër dhe disponon me 2 dhoma të veçanta me nga një shtrat ku trajtohen kryesisht raste me infeksione të rënda dhe që kërkojnë izolim nga pacientët tjerë.

Çdo shtrat i stacionit intensiv ka monitorin e vet Invaziv (Infinity XL) Drager, Respiratorin, Kapnografin, Aspiratorin dhe hapësirën e nevojshme rreth pacientit për manipulimet e nevojshme të stafit dhe mjekëve.

Gjithashtu çdo shtrat në Stacionin Intensiv të Spitalit Amerikan disponon me përfuzomate dhe infuzomate (Fresenius) të cilët mundësojnë dhënien e terapisë të llogaritur saktë me formulat matematikore.

Kjo e bënë terapinë shumë më efikase dhe i mundëson dhënien e barërave që në kushte tjera është e pamundur ose edhe e rrezikshme.

Monitoringu invaziv nënkupton monitorim në kohë reale të shumë parametrave hemodinamik duke ju mundësuar stafit anesteziolog që të jenë shumë më të saktë në terapi dhe trajtim të pacientit.

1

“Të gjithë monitorët në Stacion Intensiv janë të lidhur me monitorin qendror  që mundëson kontroll të dyfishtë dhe ruajtje të trendit të hemodinamikës. Kjo e bënë shumë më të sigurt trajtimin dhe ulë rrezikun e komplikacioneve. Në Stacion Intensiv kemi në dispozicion Aparatin mobil te Radiografisë, Aparatin e Echografisë, Aparat të Analizave gazore si dhe Aparatin e Dializës (Prizmaflex) i cili është i dizajnuar në mënyrë specifike për Stacion Intensiv dhe për pacientë në Stacion intensiv”, thotë Dr.Ismet Jusufi – Anesteziolog në Spitalin Amerikan.

2

Gjithashtu, materialet harxhuese, si kateterat qendror, drenat e ndryshëm, gypat e aspirimit etj, janë të kualitetit dhe standardeve nga firmat që përdoren edhe në Stacionet Intensive të Evropës.

E gjithë kjo e bënë këtë Stacion Intensiv shumë unik.

Natyrisht se vetëm infrastruktura dhe aparatura nuk mjaftojnë për të ofruar maksimumin për pacientët e Spitalit Amerikan. Kjo nënkupton që faktori njeri dhe profesional është ai që e bën suksesin.

Për këtë arsye menaxhmenti i Spitalit Amerikan është kujdesur që të sjellë profesionistë dhe ekspertë shumë të përgatitur të shumicës së lëmive kirurgjike si dhe të atyre internistike. Duke pasur qasje dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë resurset profesionale Stacioni Intensiv si departament e ka shumë më të lehtë menaxhimin e pacientëve në Stacion Intensiv, të cilët kryesisht janë pacientë që kërkojnë qasje dhe trajtim multidisciplinar.

Motoja e departamentit është “T’i trajtojmë njerëzit tanë ne vet, sepse ne i duam më shumë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori