Menjëherë pas shkëmbimit të akuzave publike ndërmjet ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka ardhur edhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për këtë çështje.
Zëdhënësi në detyrë i DASH, Mark Toner komentoi qëndrimet e ambasadorit Lu, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
I pyetur nëse qëndrimet e Donald Lu-së janë personale apo të njëjta me ato të DASH, Toner u shpreh se, “Politika e Shteteve të Bashkuara, në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kryerjen e reformave të nevojëshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
“Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, u shpreh Toner, shkruan Top Channel.
Në vijim të intervistës, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka edhe një apel të rrrëndësishëm për të gjitha partitë politike në Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, mbylli intervistën e tij, zëdhënësi Toner.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251