LAJMI I FUNDIT:

I dënuari për terrorizëm tentoi të vetëvritej në Burgun e Sigurisë së Lartë

I dënuari për terrorizëm tentoi të vetëvritej në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ministria e Drejtësisë dhe avokati Nikë Shala kanë konfirmuar për KALLXO.com se Samet Imishti ka tentuar të vetëvritej në kohën sa ka qenë në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Samet Imishti, i dënuar me 7 muaj burg për propagandim të terrorizmit, kishte tentuar të vetëvritej gjatë kohës sa gjendej në paraburgim.


KALLXO.com mëson se Imishti kishte tentuar t’i jepte fund jetës në kohën sa ka qenë në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Po ashtu, KALLXO.com ka zbuluar se arsyet që kanë shtyrë Imishtin të tentojë vetëvrasjen ishin arrestimi dhe paraburgosja e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Ky rast është mbajtur larg vëmendjes së publikut deri në momentin kur KALLXO.com është interesuar për të.

Vetëvrasjen e mbetur në tentativë të Imishtit për KALLXO.com e konfirmon edhe zyrtari për informim i Ministrisë së Drejtësisë, Orhan Hajrizi.

“Ju njoftoj se Samet Imishti ka qenë në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë për një periudhë katër mujore dhe gjatë kësaj kohe ka tentuar të vetëvritet”, tha Hajrizi.

Edhe avokati mbrojtës i Imishtit, Nikë Shala, gjatë seancave gjyqësore të mbajtura në Ferizaj, e ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen mendore të klientit të tij dhe rastin e tentimit të vetëvrasjes.

“Gjatë kohës sa ka qenë në Burgun e Sigurisë së Lartë ka tentuar të vetëvritet në shenjë revolte dhe pakënaqësie por fatmirësisht ka përfunduar pa fatalitet”, tha Shala për KALLXO.com.

Samet Imishti ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa në prill të këtij viti ishte dënuar me shtatë muaj burg. Që nga shpallja e aktgjykimit i akuzuari është lënë i lirë deri në plotfuqishmërinë e dënimit.

Imishti akuzohej se “në mënyrë publike përmes ‘Facebook’-ut, prej muajit maj deri në fund të muajit nëntor 2015, në shkrimet, postimet dhe komentet e tij, i ka lartësuar dhe i madhëruar personat që luftojnë përkrah ISIS-it si “Trima të vërtetë”, “Luana me mjekër”, “Se të gjithë myslimanët e vërtetë janë ISIS”, “Unë jam ISIS”, “Vetëm ISIS-i mund të çlirojë shqiptarët nga serbo-sllavët maqedonë”, “ISISI do ta çlirojë edhe Kosovën”, “ISIS-in do ta presim me lule”, “Mirëseardhshin”, “Insha-Allah ia fillojnë edhe në Kosovë sa më parë”, duke nxitur në këtë mënyrë persona apo grupe të personave që t’u bashkohen formacioneve të armatosura të organizatës terroriste ISIS.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori