LAJMI I FUNDIT:

I dënuari për rastin e 53-milionëshit: Gjykata na dënoi pa prova, vendimi është i Qeverisë

I dënuari për rastin e 53-milionëshit: Gjykata na dënoi pa prova, vendimi është i Qeverisë

Gjykata Themelore, të mërkurën, ka dënuar Eset Berishën me 3 vjet e 3 muaj burg për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë në konsorciumin ‘Bechtel-Enka’ për ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’.

Pas vendimit, Berisha në Tv Dukagjini, ka theksuar se vendimi i gjykatës është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte dhe prova.


Sipas tij, gjykata ka shkelur nenin 3 të kodit të procedurës penale.

Vendimi i gjykatës për "53 milionëshin", historia e kontratës që mund ta dërgojë në burg Pal Lekajn
Lexo po ashtu Vendimi i gjykatës për "53 milionëshin", historia e kontratës që mund ta dërgojë në burg Pal Lekajn

“Nuk është i bazuar as në fakte as në prova të cilat janë administruar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, dhje të cilat kanë dhënë një drejtim krejt të kundërt nga akuzat e prokurorisë më të cilat në jemi ngarkuar si të akuzuar. Gjykata me vendimin e sotëm e shkeli nenin 3 të kodit të procedurës penale, me të cilin parashihet që në mungesë të fakteve apo mëdyshje rreth fakteve apo rreth çështjeve të ndryshme të çështjeve ligjore interpretohen në favor të pandehurit, në këtë rast Gjykata përmblidhi mungesën e fakteve dhe provave në raport me fajësinë e të akuzuarve me konstatimet e veta të pambështetura në fakte dhe as në prova”, ka deklaruar Berisha.

Një nga klubet më të mëdha gjermane kërcënohet me rënie në ligat amatore
Lexo po ashtu Një nga klubet më të mëdha gjermane kërcënohet me rënie në ligat amatore

Berisha mes tjerash ka akuzuar se ky vendim është i Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria ka rreth 200 të punësuar për të vlerësuar dhe verifikuar dokumentet para se të merret një vendim, duke refuzuar kështu “mashtrimin e qeverisë”.

“Vendimi është i Qeverisë, nuk mund të pretendohet se as Prokuroria as Gjykata nuk mund të pretendoj të thotë se Qeveria është mashtruar është lajthitur nga të pandehurit për shkak se qeveri ai ka të paktën 200 të punësuar brenda ndërtesës së qeverisë pra sekretariatit koordinues qendror nëpër të cilat kalojnë të gjitha dokumentet para se të merret një vendim. Nëse Kosova dhe Qeveria e këtij vendi është aso qeverie që të marrë vendim pa u informuar mirë, atëherë unë nuk kam fjalë as perspektivën e këtij vendi, as të kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Unë patjetër se do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Apelit, në të cilën shpresojmë shumë se do të ketë shumë më shumë profesionalizëm sesa në Gjykatën Themelore, ju e patë arsyetimin e Gjykatës nuk ishte i bazuar në fakte dhe në prova por në thashetheme interpretohen bisedat e anëtarëve të komitetit drejtues mes veti rreth një raporti, në këto arsyetime nuk mund të mbështet një  vendim i mirëfilltë gjyqësor sidomos në procedurë penale”, ka deklaruar tutje Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori