Një pjesëtar i tifogrupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo.

Radio Televizioni i Malit të Zi ka bërë të ditur se shtetasit të Kosovës, E.S. (22) i është shqiptuar dënim me 10 ditë burgim për shkrimin e grafitit UÇK.


Përveç dënimit me burg, tifozi në fjalë është dënuar edhe me një vit ndalim hyrje në Mal të Zi.

Ai do ta fillojë vuajtjen e dënimit në burgun në UIKS, pasi ka bërë grafitin me mbishkrimin UÇK në një mur.

Tutje televizioni malazez ka raportuar gjithashtu se autobusi i tifozëve është duke u mbrojtur nga policia, pasi qytetarët e Herceg Novit kanë mbetur tejet të revoltuar me ngjarjen dhe kanë tentuar të kundërpërgjigjen.

Vlen të theksohet se ka pasur reagim zyrtar nga ana e klubit të Bashkimit, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tifozëve, duke kërkuar reagim edhe nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi./Telegrafi/

telegrafi sport app