LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me gjashtë vjet burg i akuzuari për krime lufte në Prishtinë, Nenad Arsiq

Dënohet me gjashtë vjet burg i akuzuari për krime lufte në Prishtinë, Nenad Arsiq

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Prishtinë gjatë vitit 1999, Nenad Arsiq. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Arsiq është shpallur këtë të enjte nga gjykatësja e Departamentit Special, Albina Shabani-Rama.

Arsiq po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se në bashkëkryerje me personat tjerë të forcave policore serbe, deri më tani të paidentifikuar, kanë marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptarë, ashtu që kanë shkuar në pronën e familjes Shala në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku fillimisht kishin larguar të gjithë personat që kishin ikur nga zonat e konfliktit dhe ishin strehuar tek familja Shala.Sipas këtij aktgjykimi, në dënimin me burgim të shqiptuar ndaj Arsiq do të llogaritet edhe koha që ai e ka kaluar në paraburgim nga data 22 tetor 2019 e tutje.


I akuzuari Arsiq është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 500 euro dhe 50 euro të tjera për kompensimin e viktimave të krimit.Të dëmtuarit Jakup e Skender Shala, Vahid Halili dhe Hakif Bajrami për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.Me aktvendim të posaçëm, të akuzuarit Nenad Arsiq iu vazhdua paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.Në arsyetimin e dhënë nga gjykatësja e rastit, thuhet deri tek vërtetimi i kësaj gjendjeje faktike dhe këtij dënimi erdhi pas administrimit të provave në shqyrtim gjyqësor, si deklaratave të të dëmtuarve Shala, deklaratave të dëshmitarëve tjerë, nga vlerësimi i provave materiale, si procesverbali mbi identifikimin e të pandehurit në bazë të fotografisë dhe video incizimeve.

Si rrethana rënduese kjo gjykatë mori veprimet inkriminuese të të akuzuarit si lëndimet, poshtërimet, shkatërrimin dhe përvetësimin e pasurisë së të dëmtuarve Shala, motivin e tij të drejtuar ndaj një grupi etnik.Ndërsa, si rrethana lehtësuese gjykatësja përmendi faktin se i akuzuari veprimet i kishte ndërmarrë në kuadër të bashkëkryerjes, pastaj jetën e mëparshme të tij, e se në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë i moshës së re, 26 vjeçare.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 15 dite nga pranimi i kopjes së aktgjykimit.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 1 dhjetor 2020, ka paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj Nenad Arsiq, duke e akuzuar se gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave dhe pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse në Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949.

Siç thuhet në dispozitivin e parë të aktakuzës, i akuzuari më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat tjerë të forcave policore serbe, deri më tani të paidentifikuar, kanë marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptarë, ashtu që kanë shkuar në pronën e familjes Shala në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku fillimisht kishin larguar të gjithë personat që kishin ikur nga zonat e konfliktit dhe ishin strehuar tek familja Shala.Sipas aktakuzës, pasi në shtëpi kishin mbetur vetëm të dëmtuarit Jakup dhe Skender Shala, i akuzuari me dashje ka vepruar në mënyrë çnjerëzore dhe ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të dëmtuarve duke i rrahur për një kohë të gjatë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar vuajtje dhe dëmtime të rënda trupore, duke i fyer dhe sharë dhe me dashje ka marrë pjesë në poshtërimin dhe trajtimin çnjerëzore të dëmtuarit Jakup Shala, i cili edhe pas ishte i lënduar rëndë, e kishte detyruar me forcë të pijë alkool dhe të këndojë këngë serbe, të cilët të dëmtuar vuajnë edhe sot nga këto tortura.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, të njëjtën ditë kohë dhe vendin e lartcekur, i akuzuari në bashkëkryerje me personat tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuar, në aksionin kundër popullatës civile, me dashje kanë marrë pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë si dhe përvetësimin që nuk mund të justifikohet me nevojat ushtarake.Në aktin akuzues thuhet se ata në kërkim të parave dhe gjërave me vlerë, kanë marrë pjesë në bastisjen e shtëpive të familjes Shala, me ç’rast kanë dëmtuar pronën dhe kanë bastisur fermën e të dëmtuarit Jakup Shala, me ç’rast kishin gjetur dhe përvetësuar 3200 litra naftë të mbushura në fuqi, 200 mijë marka të fshehura në shtëpi si dhe kanë përvetësuar shtatë makina të ndryshme të familjes Shala.Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krimet e luftës kundër popullsisë civile, nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës nga neni 144, paragrafi 2, nën paragrafi 2.2, 2.3 dhe 2.4 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafin 1.1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori