LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 18 vite burgim për vrasjen në Podujevë, vëllai tjetër me 3 vite e gjysmë burgim për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 18 vite burgim për vrasjen në Podujevë, vëllai tjetër me 3 vite e gjysmë burgim për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.LL se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, dhe kundër të akuzuarit F.LL për veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

“I akuzuari S.LL. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vite, për veprën penale se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të KPK-së në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 08.02.2016 e tutje.


I akuzuari F. LL. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 08.02.2016 deri më 30.07.2019, si dhe dënim plotësues konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit dhe atë armët të cilat janë sekuestruar sipas vërtetimeve mbi marrjen e sendeve dhe shkopinjtë e përdorur me rastin e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori