LAJMI I FUNDIT:

Dënohen vëllezërit kosovarë merrnin nga 4 mijë franga për provimin e autoshkollës

Dënohen vëllezërit kosovarë merrnin nga 4 mijë franga për provimin e autoshkollës

Dy vëllezër kosovarë gjatë vitit 2015 kanë rënë në sy se kishin bërë “para të madhe”. Ata nuk kishin fituar në lotari, por kishin hyrë në provimin teorik të “autoshkollës” për shumë kandidatë me prejardhje të huaj, shkruan 20minutes.ch.

Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Për të pasur idenë rreth kësaj shume shërben shembulli i një portugezi: ai kishte paguar hiç më pak se 4000 franga. Dhe assesi nuk kishte qenë i vetëm që e kishte bërë këtë


Por, fitimeve të dy vëllezërve u ka ardhur fundi pasi që ata kanë marrë të premten dënimin nga një gjykatë e Lozanës.

Hetimet kanë sjellë në konstatimin se dy vëllezërit kishin hyrë në provime në datat për të cilat në Zyrën për trafikun rrugor provimet mbahen pa caktim të mëhershëm termini. Ata, thjesht, i kishin marrë me vete ftesat e falsifikuara me emrat e kandidatëve realë, transmeton albinfo.ch. Por, zyra e përmendur e ka kuptuar mashtrimin dhe ka alarmuar policinë.

Gjykata u ka shqiptuar dy vëllezërve një dënim me kusht me para, gjegjësisht me nga 60 njësi ditore. Veç kësaj, ata duhet të mbulojnë shpenzimet, rreth 6600 franga, për përgjimet e telefonave që ua ka bërë policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori