Nëna Alina Yumasheva dhe njerku Sergey Kazanov nga Omsk i Rusisë, që e dënonin fëmijën tetëvjeçar, që të zvarritej në drithërat e shpërndara në dysheme, janë dënuar me gjashtë vite burg.
Ata e dënonin fëmijën, që thuhet se vidhte dhe ikte nga shtëpia, që të zvarritej me këmbë të zhveshura mbi drithëra, duke bërë që shumë fara t’i mbinin në lëkurë dhe është nevojitur t’i largohen me operacion, transmeton Telegrafi.
Fëmija i është nënshtruar anestezionit të plotë, për t’ia larguar në mënyrë kirurgjike farat e mbira, nga dënimet e prindërve mizorë, që nganjëherë zgjatnin deri në nëntë orë.
Kur u thirrën në gjykatë, nëna pranoi se ka lejuar të dënohet në këtë formë fëmija i saj, ndëshkim i ashpër që ka zgjatur për dhjetë ditë me radhë, gjatë muajit maj të vitit të kaluar. Derisa fëmija zvarritej me gjunjë mbi kokrrizat e fortë, njerku e godiste dhe ia tërhiqte flokët.
Për lejimin e ndëshkimit, nëna është dënuar me një vit e gjysmë, derisa njerku që e planifikoi dhe urdhëroi ndëshkimin u dënua me katër vjet e gjysmë. Të dy duhet të paguajnë rreth 5,000 euro, si dëmshpërblim ndaj fëmijës, që pësoi këtë dhunë të vrazhdë.
“Kishte fara të futura në mish, disa prej tyre edhe kishin zënë. Ky është tmerri më i madh, që kam parë në 43 vite që punoj si infermiere”, ka thënë infermierja e jetimores, ku po qëndron fëmija.
Lidhur me dënimin mizor, lajmin e kishte dhënë një fqinj kur ia ka parë rastësisht fëmijës gjunjët, që kishin plagë shumë më të mëdha se nga ndonjë rrëzim i zakonshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre