Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, ka shprehur pakënaqësinë me situatën e tij te klubi katalanas

Talenti 24 vjeçar shënoi dy gola në start të sezonit, në Kupën e Mbretit.


Por, ai është i pakënaqur me minutazhin që i është dhënë, që është sa gjysma në raport me këtë kohë sezonin e kaluar.

Dhe, ai është i lidhur me kalim te Chelsea ose Napoli.

Valverde 1 Ernesto Valverde

"Trajneri ka thënë se ndeshja ndaj Leonesas ishte një test ëpr ata që nuk luajnë rregullisht, kështu që ne do të shohim të shtunën nëse e kam tejkaluar testin.

"Unë punoj që të luaj, nëse nuk luaj do të shohim. Nuk jam i kënaqur, sepse nuk po luaj dhe kjo është ajo që dua, që të luaj", deklaroi Denis Suarez.

Barcelona i shkon Espanyolit në atë që është kryendeshja e kësaj jave në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app