LAJMI I FUNDIT:

Denis Gafuri dhe Sevdaim Vitia në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” – nga një luftëtar i lirisë në një ndërmarrës të suksesshëm

Denis Gafuri dhe Sevdaim Vitia në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” – nga një luftëtar i lirisë në një ndërmarrës të suksesshëm

Ashtu si çdo të premte, në ora 12:00 nuk duhet të mungoni ta përcillni emisionin më të ri “Suksesi është qëllimi yt”, i cili ka për qëllim të tregojë rrugëtimin dhe eksperiencën e personave të suksesshëm në rrugën drejt suksesit.

Për të gjithë dashamirët e emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, po ju njoftojmë që në emisionin e radhës do të kemi të ftuar Sevdaim Vitia  – i cili vjen nga një familje patritotike, që ra dëshmore për lirinë e Kosovës, të plagosur.

Një ish luftëtarë i lirisë, pjesëtar i UÇK-së, invalid lufte i plagosur, epror i lartë në FSK, ndërkaq tani është një ndërmarrës i suksesshëm, pronar i firmës me patundshmëri “AGONI Patundshmëri”.

Një njeri plot pozitivitet dhe vlera i cili i reflekton ato në çdo bisedë, kurrë pa u ankuar.

Nga Sevdaiu do të mësojmë sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë jetës.

–       Ndarja e eksperiencave në ndërmarrësi;

–       Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të jetë i suksesshëm?;

–       Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;

–        Përkushtimi në punë;

–        Trajtimi i punëtorit në firmë dhe shumë të tjera.