LAJMI I FUNDIT:

Denis Didikovic nga American School of Kosova zgjedhet kryetar i Komitetit të Burimeve Njerëzore në OEAK

Denis Didikovic nga American School of Kosova zgjedhet kryetar i Komitetit të Burimeve Njerëzore në OEAK

Kryetar i sapozgjedhur i Komitetit të Burimeve Njerëzore në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë nga American School of Kosova, Denis Didikovic, Menaxher i Lartë i Burimeve Njerëzore.

Denis Didikovic vjen nga Mitrovica ku ai sjell mbi 10 vite përvojë në udhëheqjen e organizatave përmes ndryshimit dhe ndërtimit të aftësive të njerëzve në shkallë. Ai iu bashkua American School of Kosova si Menaxher i Lartë i Burimeve Njerëzore gjatë vitit 2019 duke udhëhequr të gjitha aktivitetet e Burimeve Njerëzore në American School of Kosova. Ai është përgjegjës për planifikimin e fuqisë së talenteve, rekrutimin e stafit ndërkombëtar dhe vendor, zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të performancës, programet e mirëqenies së punonjësve, identifikimin e nevojave për trajnim dhe mbajtjen e trajnimeve.


Rrugëtimi i tij me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë filloi në janar të vitit 2020, ku së bashku me udhëheqës të tjerë të BNJ nga Kosova patën mundësinë të ndajnë shqetësimet e BNJ në Kosovë dhe të diskutojnë disa përmirësime që nevojiten në sektorin privat. Gjatë kohës së pandemisë komiteti pati takime ku ndanë sfidat e përbashkëta të COVID-19, ndikimin që u krijua në aspektet operacionale të Burimeve Njerëzore dhe ndikimin negativ që u krijua në sektorin privat.

Bazuar në propozimin e udhëheqësve të BNJ, Denis Didikovic më 07 dhjetor 2021 u zgjodh Kryetar i ri i Komitetit të Burimeve Njerëzore në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, me qëllim që të mbështesë përmirësimet për çështjet ligjore dhe operacionale të BNJ në rajon, duke grumbulluar sfidat dhe shqetësimet e sektorit privat të adresuara nga anëtarë të tjerë të komitetit të BNJ. Informacioni i mbledhur do të ndihmojë komitetin në hartimin e politikave që do të shërbejnë si mjet mbështetës ndaj ndryshimeve ligjore në rajon.

Ne jemi të privilegjuar që kemi një udhëheqës kaq të përkushtuar në organizatën tonë dhe parashikojmë që përvoja e larmishme që sjell Denisi si HR do të shtojë vlerë të konsiderueshme në nivel lokal së bashku me drejtues të tjerë.

Artikull i sponzorizuar