LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i Salih Mustafës me 26 vjet, vijnë reagimet e para në Kosovë

Dënimi i Salih Mustafës me 26 vjet, vijnë reagimet e para në Kosovë

Gjykata Speciale të enjten, ka dënuar me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Ndaj këtij vendimi kanë ardhur dhe reagimet e para nga partitë politike të Kosovës, pozitë dhe opozitë.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpreson ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij.

Ai po ashtu tha se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social në Facebook.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se vendimi i sotëm për dënimin me 26 vjet burgim për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate.

Ajo pas mbledhjes së kryesisë në Kuvendin e Kosovës, në një konferencë për media u shpreh se qëndrimi i VV është i ditur për këtë gjykatë, pasi që ka qenë vendim i gabueshëm.

Ndërsa, Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të jap dënime në emër të popullit të Kosovës, dhe as në emrin e tij.

“Jo ju s’mundeni me dënu në emrin tim, as ne emër të popullit të Kosovës! Liria ka Emër – UÇK – Salih Mustafa – Cali”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ndërkaq, edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në foto profilin e saj ka vendosur fotografin e Salih Mustafës me këtë mbishkrim: “Lufta ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme”.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, reagoi për këtë dënim duke thënë Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popullin dhe truallin e vetë.

“Gjykata është e padrejtë, pa bazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Për të këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”. Këto fjalë të Salih Mustafës – Calit para trupit gjykues janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë. Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshoj e ta rishkruaj. Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar ai.

Tutje ka thënë se pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë.

“Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një reagim të tij përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se Salih Mustafa sot ka marr një dënim të rëndë dhe të pamerituar.

Aliu po ashtu tha se LVV-ka qenë kundër Gjykatës Speciale.

“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori