LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar policor në veri – dëmtoi incizimet e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit

Arrestohet një zyrtar policor në veri – dëmtoi incizimet e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit

Inspektorati Policor i Kosovës  kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”.

Zyrtari policor është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.


Inspektorati Policor në orët e pasdites përmes rrugëve operative kishte pranuar informacione se ky zyrtar policor dyshohet se ka dëmtuar disa kamera të sigurisë dhe pajisje të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes ku është zhvilluar dje operacioni i përbashkët anti-drogë i policisë dhe doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ai është dërguar në mbajtje.

Aksioni antidrogë në veri, në drejtim të policisë u shkrepën 26 plumba
Lexo po ashtu Aksioni antidrogë në veri, në drejtim të policisë u shkrepën 26 plumba

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar sot në mbrëmje kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se nuk do të tolerohen shkelje të tilla.

“Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Doganën kanë zhvilluar të hënën një aksion në veri, ndërkaq gjatë kontrollit është zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.

Aksioni i policisë është ndërmarrë në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor, ndërkaq më vonë u bë e ditur se gjatë këtij aksioni zyrtarët e Policisë dhe Doganës janë gjuajtur me armë.

Gjashtë milionë euro vlera e drogës së konfiskuar  – si u zbulua laboratori dhe gjithçka rreth aksionit në veri
Lexo po ashtu Gjashtë milionë euro vlera e drogës së konfiskuar  – si u zbulua laboratori dhe gjithçka rreth aksionit në veri

Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës, në Izvor afër kufirit me Serbinë, ka rezultuar të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Aksionin e policisë si rrallëherë e kishte përshëndetur edhe Lista Serbe, duke e quajtur profesional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori