LAJMI I FUNDIT:

Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit

Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit

Në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.

Automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.


“Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Rrethanat e dëmtimit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas incidentit, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

“Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e ShSKUK.

ShSKUK ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për ngjarjen, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me autoritetet përkatëse në funksion të sqarimit të plotë të rastit.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Lajme
Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Lugina

"Defender Evrope 2025", divizioni i ushtrisë amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Lajme
Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Lajme
Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Lajme
Kalo në kategori