LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet linja TM Badoc-Prishtinë, mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet

Dëmtohet linja TM Badoc-Prishtinë, mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet
-->

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ka njoftuar se është dëmtuar linja TM Badoc-Prishtinë.

KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për media ka thënë se kjo linjë është ndër arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar konsumatorë, me shumë keqardhje ju njoftojmë se duke provuar të mbajmë kapacitetet maksimale në furnizim, me qëllim të furnizimit të pikave të larta, mbrëmë rreth orës 24:00 , kemi pas dëmtim të linjës TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm. Për fat të keq kjo linjë është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë në degëzimin fillestar për Gracanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë”, thuhet në njoftim.

Më tej, KRU “Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.

“ Ju kuptojmë për shqetësimin që keni, por ju lutem na kuptoni edhe ju neve pasi që po bëjmë çmos që ju mos të ndjeni mungesën e ujit në këtë kohë pandemie. Ju falënderojmë dhe kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Telegrafi/