LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet kablloja elektrike në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Dëmtohet kablloja elektrike në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kompania e Shpërndarjës së Energjisë Elektrike (KEDS), përmes një komunikate për media, bën të ditur se sot është dëmtuar kablloja elektrike gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku.

Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë.


“Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy javësh gjë që është e papranueshme, pasi po ndodh nga pakujdesia e kontraktorit”, thuhet në komunikatë.

KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se “nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove”.

“Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje, por pa fajin tonë dhe sigurojmë që po e bëjmë të pamundurën për sanimin e kësaj prishjeje”, vijon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori