Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:31 në fshatin Melanicë, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251