11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen” në Junik, ishin cak i sulmit nga persona të panjohur pasditen e së dielës.

Viktima kishte paraqitur rastin në polici ku kishte deklaruar se autobusët ishin në parking dhe u janë dëmtuar xhamat.


Vlera e dëmit u tha se ishte rreth 50 mijë euro. Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë konfirmuar për Telegrafin se janë identifikuar autorët.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi u shpreh se personat që qëndrojnë pranë këtij akti janë fëmijë, dhe të njëjtit nuk kanë përgjegjësi penale.

“Janë identifikuar dy fëmijë të cilët nuk kanë përgjegjësi penale lidhur me këtë qështje dhe njëkohësisht nuk mund të zhvillohet procedurë ndaj tyre”, tha Nikçi.

Ai shtoi se palët janë udhëzuar të shkojnë në kontekst civil. /Telegrafi/