LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit sulmojnë policinë në Bruksel, protesta të dhunshme pas vdekjes së të riut – arrestohen 80 pjesëmarrës

Demonstruesit sulmojnë policinë në Bruksel, protesta të dhunshme pas vdekjes së të riut – arrestohen 80 pjesëmarrës

Në protestat e mbrëmshme në Bruksel që shpërthyen për shkak të vdekjes së një të riu me prejardhje nga Afrika që humbi jetën derisa po arrestohej, janë parë skena të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve.

Si pasojë e kësaj i është vënë zjarri stacionit të policisë, kurse janë arrestuar mbi 70 demonstrues. E fillimisht u duk sikur të ishte një protestë paqësore, por situata eskaloi në kryeqytetin belg kur grupi i demonstruesve me mjete të ndryshme të forta iu vërsul policisë, që përdori topa uji për ta shpërndarë turmën, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve lokalë, janë arrestuar nga 70 deri në 80 demonstrues. E në rrjetet sociale janë publikuar pamje të përleshjes mes policisë dhe turmës së nervozuar.

Në një skenë shfaqen demonstruesit duke hedhur gurë mbi mjetet e policisë, e gjithçka ndodhi kur një i ri i identifikuar si Ibrahim ndërroi jetë gjatë kohës sa ishte në paraburgim.

Ai kishte tentuar të arratiset derisa policia po e legjitimonte një grup të rinjsh, që nuk kishin respektuar masat e distancës sociale fizike si preventivë kundër coronavirusit.

Siç raporton AFP, zyra e gjykatës në Bruksel ka filluar hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së të riut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori