LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit në Shtetet e Bashkuara thyen dyqanet e mallrave të shtrenjta, vodhën gjëra me vlerë

Demonstruesit në Shtetet e Bashkuara thyen dyqanet e mallrave të shtrenjta, vodhën gjëra me vlerë

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur demonstrata masive, kundër vdekjes nën presion të njeriut me ngjyrë George Floyd, derisa në shumë shtete situata doli prej kontrolli.

Dyqane të shumta që shesin mallra të shtrenjta në lagjet e pasura në Beverly Hills dhe në Los Angeles janë thyer nga demonstruesit, të cilët vodhën gjëra me vlerë të lartë, ndërsa shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


“T’i hamë të pasurit”, ka qenë një prej mbishkrimeve, që është shkruar afër një lokali të veshjeve të shtrenjta në lagjen e pasur Rodeo Drive, ndërsa demonstruesit janë parë duke u larguar me veshje luksoze.

Ngjarjet shqetësuese që janë parë gjatë ditëve të fundit, u krahasuan me zhvillimet e vitit 1992, kur rrugët e Los Angelesit ishin mbushur me demonstrues, pas rrahjes nga policia të aktivistit me ngjyrë, Rodney King.

Gjatë këtyre demonstratave, pjesëmarrësit janë bërë të dhunshëm duke ua vënë zjarrin shumë pronave private, ndërsa forcat policore iu kundërvunë në mënyra të ndryshme për përpjekje t’i shpërndanin nga rrugët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori